English version
German version
Regjistrimi i popullsisë së Shqipërisë i
vitit 1918: Hedhja e të dhënave dhe analizat kryesore
Regjistrimi i popullsisë së Shqipërisë i
vitit 1918: cilësia dhe rëndësia e tij
Opinioni i përgjithshëm shkencor është i mendimit se
një regjistrim i hollësishëm i popullësisë në
Shqipëri nuk është kryer para vitit 1945 (regjistrim,i cili
u pasua nga ato te viteve 1950,1955,1960,1969,1979 dhe 1989), përfundimet
e të cilit u publikuan nga zyra e statistikave. Regjistrimi i parë
i popullsisë i kryer nga administrata shtetrore shqiptare u zhvillua
në vitin 1923; dhe shumë nga përfundimet e tij janë publikuar
në një masë të madhe. Regjistrim tjetër i popullsisë
u krye më 1930, por që të dhënat e tij nuk janë
të disponueshme si një njësi e tërë. Ky regjistrim
është padyshim më me pak vlerë sesa ai, cilësia
e të cilit është nënvlerësuar në literaturën
shkencore deri më tani, d.m.th. regjistrimi i vitit 1918, i cili u organizua
nga një ekspert i statistikës, Franz Seiner.
Në janar 1916 gati i gjithë territori shqiptar ishte i pushtuar
nga ushtria austro-hungareze, përveç skajeve jugorë të
vendit, të pushtuara nga trupat bullgare, franceze, italiane dhe greke.
Shkodra, në atë periudhë qyteti më i madh i vendit, u
bë qëndra e administratës ushtarake, e cila i la të pandryshuara
strukturat tradicionale të administratës civile.
Regjistrimi i popullsisë u zhvillua në datën e caktuar 1 mars
1918. I gjithë materiali u tranportua në Shkodër dhe u depozitua
po aty. “Me ndihmën e një numri të madh të rinjsh inteligjentë
shqiptar” materiali u përpunua. Nga fundi i shtatorit 1918 të dhënat
ishin rishikuar dhe përfundimet dhe shtesat ishin kryer. Ky aktivitet
u desh të ndalohej, sepse gjatë tetorit duhet të fillonte
tërheqja e ushtrisë. Urdhëri për të shkatërruar
te gjithë materialin u neglizhua, përveç qarkut të
Lushnjës. Kështu që materiali mbi zonat e Beratit, Fierit,
Lushnjës dhe Skraparit mungon (89142 persona). Materiali i mbijetuar,
i cili mbulon pjesën më të madhe të vendit, është
si vijon: 435075 persona nga 803959 persona (shifër e vlerësuar
si e lartë) të numëruar më 1923 (54%) apo 20096 km²
nga 28748 km² e sipërfaqes së vendit (70 %).
Ishte shumë e vështirë për ta transpotuar materialin në
Vienë. Njësia e administratës ushtarake ra dakord për
t’ia dorëzuar materialin Akademisë së Shkencave Austriake
bashkë me autorizimin për ta publikuar dhe për të punuar
me të.Akademia i kërkoi drejtuesit të regjistrimit të
popullsisë, Franz Seiner të përpunonte statistikat kryesore.
Këto tabela u publikuan në vitin 1922, mbështetur nga fondet
e qeverisë shqiptare. I porositur nga qeveria shqiptare Seineri publikoi
veçmas gjithashtu rezultatet e regjistrimit të popullsisë
në zonat fisnore të Shqipërisë së Veriut. Mbi bazën
e këtyre rezultateve, ai përgatiti hartën e parë,me përmasat
dhe kufijtë e territoreve fisnore. Një vit më parë, Drejtori
i Komisionit Ballkanik të Akademisë së Shkencave Austriake,
E.Oberhummer, publikoi rezultatet e para statistikore preliminare. Në
ato vite ishte planifikuar gjithashtu publikimi i të dhënave në
nivel fshati, por Akademia nuk ishte në gjëndje të gjente
fondet e nevojshme për publikimin. Oberhummeri përfundonte: “Nqs
ne nuk do të marrim mbështetje nga jashtë, ky material i domosdoshëm
si për punimet shkencore edhe për administratën në Shqipëri,
do të shkojë dëm” Dhe kështu ndodhi.
Regjistrimi i popullsisë i përgatitur mëse një vit më
parë, u bë me kujdes dhe u zhvillua me saktësi. Mbledhja e
të dhënave statistikore filloi dy muaj pasi trupat austro-hungareze
hynë në vend: në mars 1916, ishte kryer një regjistrim
provizor i popullësisë, i lidhur me regjistrimin e gjësë
së gjallë dhe me studimin e rezervave ushqimore. Në
mars 1917 Franz Seiner, ekspert i regjistrimit dhe një staticien, u
dërgua në Shqipëri për të marrë përsipër
datyrën e përgjegjësit për statistikat në territoret
e pushtuara. Ishte detyrë e tij për të krijuar një zyrë
provinciale për statistikat dhe pas saj për të organizuar
regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë.
Në këtë projekt kërkimor ne po përpiqemi pë
ta bere këtë regjistrim të popullsisë të disponueshëm
për kërkimet shkencore. Ky projekt kërkimor është
i subvencionuar nga Fondi Austriak per Nxitjen
e Kërkimeve Shkencore (Fonds zur Förderung der Wissenschaftlichen
Forschung)
.