The Albanian Census of 1918
Home
Projects
Source
Data Availability
Data Documentation
Bibliography
Staff
Maps
Links
 
English version German version
 

Regjistrimi i popullsisë së Shqipërisë i vitit 1918: Hedhja e të dhënave dhe analizat kryesore

 

Regjistrimi i popullsisë së Shqipërisë i vitit 1918: cilësia dhe rëndësia e tij


Opinioni i përgjithshëm shkencor është i mendimit se një regjistrim i hollësishëm i popullësisë në Shqipëri nuk është kryer para vitit 1945 (regjistrim,i cili u pasua nga ato te viteve 1950,1955,1960,1969,1979 dhe 1989), përfundimet e të cilit u publikuan nga zyra e statistikave. Regjistrimi i parë i popullsisë i kryer nga administrata shtetrore shqiptare u zhvillua në vitin 1923; dhe shumë nga përfundimet e tij janë publikuar në një masë të madhe. Regjistrim tjetër i popullsisë u krye më 1930, por që të dhënat e tij nuk janë të disponueshme si një njësi e tërë. Ky regjistrim është padyshim më me pak vlerë sesa ai, cilësia e të cilit është nënvlerësuar në literaturën shkencore deri më tani, d.m.th. regjistrimi i vitit 1918, i cili u organizua nga një ekspert i statistikës, Franz Seiner.
Në janar 1916 gati i gjithë territori shqiptar ishte i pushtuar nga ushtria austro-hungareze, përveç skajeve jugorë të vendit, të pushtuara nga trupat bullgare, franceze, italiane dhe greke. Shkodra, në atë periudhë qyteti më i madh i vendit, u bë qëndra e administratës ushtarake, e cila i la të pandryshuara strukturat tradicionale të administratës civile. 
Regjistrimi i popullsisë u zhvillua në datën e caktuar 1 mars 1918. I gjithë materiali u tranportua në Shkodër dhe u depozitua po aty. “Me ndihmën e një numri të madh të rinjsh inteligjentë shqiptar” materiali u përpunua. Nga fundi i shtatorit 1918 të dhënat ishin rishikuar dhe përfundimet dhe shtesat ishin kryer. Ky aktivitet u desh të ndalohej, sepse gjatë tetorit duhet të fillonte tërheqja e ushtrisë. Urdhëri për të shkatërruar te gjithë materialin u neglizhua, përveç qarkut të Lushnjës. Kështu që materiali mbi zonat e Beratit, Fierit, Lushnjës dhe Skraparit mungon (89142 persona). Materiali i mbijetuar, i cili mbulon pjesën më të madhe të vendit, është si vijon: 435075 persona nga  803959 persona (shifër e vlerësuar si e lartë) të numëruar më 1923 (54%) apo 20096 km² nga 28748 km² e sipërfaqes së vendit (70 %).
Ishte shumë e vështirë për ta transpotuar materialin në Vienë. Njësia e administratës ushtarake ra dakord për t’ia dorëzuar materialin Akademisë së Shkencave Austriake bashkë me autorizimin për ta publikuar dhe për të punuar me të.Akademia i kërkoi drejtuesit të regjistrimit të popullsisë, Franz Seiner të përpunonte statistikat kryesore. Këto tabela u publikuan në vitin 1922, mbështetur nga fondet e qeverisë shqiptare. I porositur nga qeveria shqiptare Seineri publikoi veçmas gjithashtu  rezultatet e regjistrimit të popullsisë në zonat fisnore të Shqipërisë së Veriut. Mbi bazën e këtyre rezultateve, ai përgatiti hartën e parë,me përmasat dhe kufijtë e territoreve fisnore. Një vit më parë, Drejtori i Komisionit Ballkanik të Akademisë së Shkencave Austriake, E.Oberhummer, publikoi rezultatet e para statistikore preliminare. Në ato vite ishte planifikuar gjithashtu publikimi i të dhënave në nivel fshati, por Akademia nuk ishte në gjëndje të gjente fondet e nevojshme për publikimin. Oberhummeri përfundonte: “Nqs ne nuk do të marrim mbështetje nga jashtë, ky material i domosdoshëm si për punimet shkencore edhe për administratën në Shqipëri, do të shkojë dëm” Dhe kështu ndodhi.
Regjistrimi i popullsisë i përgatitur mëse një vit më parë, u bë me kujdes dhe u zhvillua me saktësi. Mbledhja e të dhënave statistikore filloi dy muaj pasi trupat austro-hungareze hynë në vend: në mars 1916, ishte kryer një regjistrim provizor i popullësisë, i lidhur me regjistrimin e gjësë së gjallë dhe  me studimin e rezervave ushqimore. Në mars 1917 Franz Seiner, ekspert i regjistrimit dhe një staticien, u dërgua në Shqipëri për të marrë përsipër datyrën e përgjegjësit për statistikat në territoret e pushtuara. Ishte detyrë e tij për të krijuar një zyrë provinciale për statistikat dhe pas saj për të organizuar regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë.
Në këtë projekt kërkimor ne po përpiqemi pë ta bere këtë regjistrim të popullsisë të disponueshëm për kërkimet shkencore. Ky projekt kërkimor është i subvencionuar nga Fondi Austriak per Nxitjen e Kërkimeve Shkencore (Fonds zur Förderung der Wissenschaftlichen Forschung) .
 

by Siegfried Gruber, November 22, 2001