The Albanian Census of 1918
Home
Projects
Source
Data Availability
Data Documentation
Bibliography
Staff
Maps
Links
 

Tirana dhe Shkodra: Tiparet demografike, historike, antropologjke të dy qyteteve shqiptare (1918-1938)

Projekti i kërkimit do të përqëndrohet në katër qëllime kryesore:

  1. Korniza social-ekonomike: struktura e lagjes (mahalla), të ardhurat dhe ndihmat, standarti i jetesës, pagat dhe kostoja e jetesës, shtresëzimi i popullsisë, profesionet dhe zanatet.
  2. Tiparet e përgjithshme demografike: numri i banorëve, përkatësia etnike dhe fetare, mortaliteti, skemat e fertilitetit (shkalla e fertilitetit sipas grup-moshave, koefiçienti i fertilitetit), struktura e moshshës dhe e gjinive të popullisë, migrimi sipas mëhallave dhe shtresëzimit social; ndryshimi i përbërjes demografike shkaktuar nga migrimi; kontrolli i lindjeve dhe tranzicioni demografik; ndryshimet ruralo-urbane.
  3. Oxhakët shtëpiake dhe familjet: llojet e oxhakëve shtëpiakë dhe cikli shtëpiak, sistemi i formimit të oxhakut, madhësia e tij; martesa: mosha e martesës, rimartesa sipas përkatësisë etnike dhe fetare; modeli i rezidencës; rëndësia e virgjërisë; diferenca në moshë e bashkëshortëve dhe statusi i tyre; bazat ekonomike të martesës; poligamia tek myslimanët; rregullimi i martesës (paja dhe çmimi i nuses), endogamia sociale; planifikimi familjar, kontrolli i lindjeve dhe aborti; divorcet; ideologjia familjare (gra e burra, prindër dhe fëmijë, roli i të zotit të shtëpisë); beqaria; shëndeti i fëmijëve dhe mbijetesa; ndarja e punës dhe roli i gjinive; të qënit nënë; brezat dhe konfliktet ndërmjet tyre; kalimi i pronës; njerëzit e ve (gra e burra).
  4. Kultura urbane: Kryeqyteti (Tiranë) përkundrejt qytetit provincial (Shkodra); statusi social i jetës së qytetit në kontrast me atë rurale; çështja e de-osmanizimit dhe oksidentalizimit të planifikimit të qytetit dhe jetës së përditshme (arkitektura, veshjet, vizionet në planifikimin e qytetit, godinat publike); veshja; mirëmbajtja dhe krijimi i hapësirave të lëvizjes dhe qarkullimit për popullsinë; bulevardet dhe “skenat”; vend-takimet e brezave dhe gjinive të ndryshme, analizimi i lagjeve të ndryshme dhe ndryshimeve mes tyre, funksionimi dhe paraqitja e pazareve; gjendja e strehimit, shërbëtorët, ndërveprimi i njerëzve (hapësira për gratë e burrat, për të krishterët e myslimanët, ku takoheshin njerëzit në publik? Funksionet e kafeneve, jeta private dhe publike); edukimi dhe arsimimi, elita urbane (politike, sociale, fetare) dhe jeta e përditshme e saj dhe e shtresave të tjera të popullsisë, lëvizja sociale, jeta kulturore (teatrot, kinematë, bibliotekat, shtypi), lëvizjet feministe; sistemi i transportit dhe infrastruktura urbane.


 

by Siegfried Gruber, January 22, 2004